Shqipëri: Gazetarët marrin dozën e dytë të vaksinës
Këtë të diel gazetarët kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit. Pas marrjes dozës së dytë një numër i madh i këtij grupi është imunizuar ndaj Covid-19. Më dy prill në vend nisi vaksinimi i gazetarëve të terrenit përmes vaksinës kineze.
Vaksinimi ka përfunduar me bluzat e bardha dhe arsimtarët, ndërsa është në proces përundimi për gazetarët dhe uniformat blu. Ditët e fundit ka nisur vaksinimi i punonjësve të fasonerisë, ndërsa të gjithë personat mbi 60 vjeç tashmë po vaksinohen masivisht.
Deri më tani në Shqipëri janë vaksinuar mbi 494 mijë persona.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?