​Shqipëri, mbyllet seanca e Kuvendit mes tensioneve e debateve

(Lajm i përditësuar)


Shqipëri, mbyllet seanca e Kuvendit mes tensioneve e debateve

Mbyllet seanca plenare mes debateve dhe përplasjeve të shumta. Mazhoranca ka miratuar me 74 vota pro të gjithë rendin e ditës që ishte parashikuar. Ditën e sotme ishin parashikuar në rendin e ditës disa çështje me rëndësi për mbarëvajtjen e Kuvendit siç ishte ndryshimi i rregullores së kuvendit.

74 deputetët e mazhorancës arritën të votonin e të miratonin këtë ndryshim ku parashikohet që deputetët të cilët thyejnë rregullat në sallën e Kuvendit përjashtohen nga 30 deri në 60 ditë.


Shqipëri, deputetët e përjashtuar përplasen me Gardën, tentojnë të hyjnë në Kuvend

Punonjësit e Gardës kanë penguar edhe këtë të enjte deputetët e përjashtuar të opozitës që të futen në sallën e Kuvendit. Situata e krijuar ka sjellë tensione dhe kaos mes palëve, teksa demokratët kërkojnë me çdo kusht të futen në sallë, ndonëse 13 prej tyre janë të përjashtuar për shkak të kaosit të krijuar në seancat e më hershme.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi deklaroi se opozita po pengohet të shprehë vullnetin e qytetarëve në Kuvend, duke mos u lejuar nga mazhoranca të bëjë detyrën e saj.

“Plani jonë është të shfaqim në sytë e opinionit publik regjimin e Edi Ramës. Çdo regjim ka nevojë për punonjës sigurie”, tha ai. “Ka më shumë forca sigurie se punonjës të administratës së Kuvendit, ka më shumë forca sigurie se deputetë”, shtoi ai.

Ndërkohë, punonjësit e Gardës së Kuvendit janë vendosur edhe në ambientet e brendshme të sallës. Siç dallohet në video, punonjësit e sigurisë janë shtuar, kjo pasi njësoj si në seancat e tjera edhe në këtë së të enjtes priten tensione.

Punonjësit e Gardës kanë kontrolluar deputetët për të eliminuar flakadanët dhe tymueset në sallë./vizionplus

 

 

Back to top button