Shqipëria do ta ndihmojë Kosovën me vaksinat antiCovid

 

Mjekët e spitalit Covid në Prishtinë do të vaksinohen në të njëjtën kohë me mjekët e spitaleve Covid në Tiranë.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një deklaratë për media sot ku njoftoi se Shqipëria ka siguruar 500 mijë dozat e para të vaksinës dhe 10 mijë të parat do të mbërrijnë në fillim të javës së tretë të janarit.

“Kosovës do i dhurohet një sasi për bluzat e bardha të spitalit Covid të Prishtinës. Ata do të vaksinohen në të njëjtën kohë me mjekët e spitalit covid në Tiranë. I kam kërkuar ministres së Shëndetësisë të komunikojë menjëherë me homologun në Kosovë për të vendosur sasinë e mundshme për personelin e spitalit covid të Prishtinës. Sado që nuk jemi të pasur dhe as nuk e kemi kaluar në këtë det ku vazhdojmë të ecim në këmbë ne shqiptarët nuk mund dhe nuk duhet ta kemi kurrë kthimin e shpinës ndaj tjetrit në nevojë apo kur na bie i njëjti hall.” u shpreh Rama.

Shprehu hapur keqardhje për qëndrimin e BE-së karshi Ballkanit në këtë situatë të vështirë pandemie./21Media

Back to top button