Shqipëria e njeh Juan Guaidó si President të Venezuelës

Shqipëria i bashkohet vendimit të Amerikës për Venezuelën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka konfrimuar se Shqipëria e njeh Juan Guaido si President të Përkohshëm të Venezuelës.

Rama duke uruar venezuelianët për presidentin e ri ka deklraruar se Shqipëria është pro një Venezuele të lirë. “Shqipëria njeh Juan Guaidó si Presidentin e Përkohshëm të Venezuelës. Në emër të popullit të #Shqipërisë i uroj të @Jauaidos dhe venezuelianëve të guximshëm suksese në eliminimin e fuqive të paligjshme që e kanë kthyer vendin e tyre në ferr për popullin e vet. #Venezuela e lirë”, ka shkruar Rama në Twitter.

Juan Guaidon si President të Venezuelës e njeh edhe SHBA-ja. Vetëshpallja e tij është shoqëruar me protesta në Venezuelë nga ku deri më tani kanë mbetur të vdekur katër persona. Marshi protestues është organizuar nga presidenti i vetëshpallur Guiado, duke i bërë thirrje ushtrisë të mos i nënshtrohen qeverisë./21Media

Back to top button