Shqipëria harron golin, Suedia fiton ndaj kuqezinjve

Shqipëria pëson disfatë 0-1 ndaj Suedisë në Stokholm, në ndeshjen e dytë miqësore të muajit mars, takim ky në kuadër të përgatitjeve për Europianin.

Vendasit e nisën ndeshjen me ritëm të lartë, duke treguar menjëherë se kush janë të zotëte shtëpisë. Në minutën e shtatë, Isak provoi nga distanca, gjuajtja e tij u ndal nga Strakosha.

5 minuta më pas, Broja u pengua në zonë pas një sprinti fenomenal, por sipas arbitrit nuk kishte kontakt. Pak më vonë, ekipi suedez iu afrua shumë golit, teksa tentativa e Forsberg u ndal nga shtylla.

Në minutën e 23-të, Armando Broja dërgoi topin në fundin e rrjetës, gjithsesi goli u anulua pasi ishte dukshëm në pozicion të parregullt.

Back to top button