Shqipëria humb nga Spanja

Ka përfunduar ndeshja në stadiumin “RCDE” të Espanyolit mes Kombëtares së Spanjës dhe asaj të Shqipërisë, ku nikoqirët kanë siguruar fitore në këtë miqësore.
Pas plot 90’ minutave me paraqitje solide, Shqipëria është mposhtur si mysafire me rezultat të ngushtë 2:1 nga Spanja.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi sulmuesi i krahut Ferran Torres, i cili kaloi Spanjën në epërsi prej 1:0 në minutën e 75’ të ndeshjes.
Gëzimi i vendasve nuk zgjati shumë, ku pas një gabimi nga portieri dhe mbrojtja spanjolle, sulmuesi Myrto Uzuni barazon rezultatin për Shqipërinë në minutën e 85’ të ndeshjes.
Shqipëria ishte shumë pranë një barazimi historik me njërën nga kombëtaret më të forta në botë, por një gol i Dani Olmos në minutën e 90’ të ndeshjes bëri që Spanja të shënojë fitore me rezultat 2:1 kundër “Kuqezinjve”.
Pas humbjes sot, Shqipëria do ta zhvillojë miqësoren e fundit të këtij muaji kundër Gjeorgjisë më 29 mars.

Back to top button