Shqipëria lutet për vëllezërit turq të prekur nga tërmeti

Reagimet e ministrave shqiptarë

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka shprehur solidaritet për tërmetin vdekjeprurës në Turqi.

Xhaçka tha se Shqipëria nuk e harron ndihmën dhe solidaritetin e Turqisë për tërmetin e 26 nëntorit në vend.

Me mendje e me zemër pranë popullit turk në këto momente tragjedie. Ndajmë me miqtë tanë dhimbjen e çdo shqiptari që nuk mund të harrojë solidaritetin e ndihmën e pakursyer që populli turk na dha në të njëjtën situatë tragjedie. Lutem për sa më pak viktima e të lënduar, nga kjo ngjarje e tmerrshme”, shkroi Xhaçka.

Edhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj, ka reaguar pas tërmetit në Turqi. Nëpërmjet një shkrimi në Twitter, Cakaj tha se Shqipëria është pranë vëllezërve turq në këto momente të vështira.

“I shqetësuar thellësisht për tërmetin e fundit në Turqi. Në këto momente të vështira ne jemi afër vëllezërve tanë turq të prekur nga tërmeti. Mendimet dhe lutjet tona janë për Turqinë”, shkroi Cakaj./21Media

Back to top button