Shqipëria ngrin marrëdhëniet diplomatike me Iranin

Këshilli i Ministrave në Shqipëri ka vendosur të ngrijë marrëdhëniet diplomatike të Republikës së Shqipërisë me Republikën Islamike të Iranit.
Vendimin ka ardhur pas sulmit Kibernetik që Shqipëria ka pësuar në korrik të këtij viti,.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Rama pas mbledhjes së qeverisë ditën e sotme.
“Hetimi i thelluar na vuri në dispozicion prova të pakundërshtueshme, se agresioni kibernetik ndaj vendit tonë është orkestruar dhe sponsorizuar nga Republika Islamike e Iranit, e cila ka angazhuar katër grupe për sulmin ndaj Shqipërisë. Ndër to edhe një ndër grupet më famëkeqe të terrorizmit kibernetik ndërkombëtar, autor apo bashkëautor i sulmeve të mëparshme kibernetike mbi Izraelin, Arabinë Saudite, Jordaninë, Emiratet e Bashkuara, Kuvajtin dhe Qipron. “, ka deklaruar ndër tjerash Rama./21Media

Back to top button