Tre të lënduar në një aksident në Vranidoll

Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku i cili ka ndodhur sot rreth orës 07:30 në fshatin Vranidoll.
Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci konfirmoi për portalin rtv21. se të lënduarit janë dërguar për trajtim në QKUK.
“Sot rreth orës 07:30 në Vranidoll, ku janë përfshirë dy vetura, ndërsa janë lënduar tre persona. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve të këtij aksidenti. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete dhe për pasojë tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor” , tha Borovci./21Media

Back to top button