Shqipëria pa viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

1 min read

 

Në 24 orët e fundit në Shqipëri nuk është shënuar asnjë rast me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 10 raste të reja me koronavirus nga 2.224 testime të kryera.

Tri raste janë regjistruar në Durrës, nga dy raste në Shkodër e Gjirokastër dhe nga një rast në Tiranë, Berat dhe Malësi e Madhe.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 janë në terapi intensive, ndërkohë që janë shëruar 16 qytetarë.

Shqipëria ka regjistruar 132.459 raste pozitive, prej tyre 129.842 janë shëruar, 164 raste janë aktive, ndërsa luftën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.453 persona.