Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

 
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme parashihet të mbajë mot relativisht i qetë, me përjashtim të ditës së hënë ku parashihet që vende-vende të ketë riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-31 gradë Celsius.
“Indeksi UV parashihet të jetë mesatar deri i lartë. Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë të mira, për shkak të reshjeve të fundit dhe prezencës së elementeve aktive meteorologjike”, ka njoftuar IHMK.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s./21Media

Back to top button