Shqipëria sonte ballafaqohet me Hungarinë, kërkon t’u rikthehet fitoreve

Humbja e Shqipërisë nga Polonia me rezultat 4-1 nuk u prit mirë as nga trajneri Edi Reja e as nga tifozët e opinioni sportdashës në Shqipëri.
Megjithatë, skuadra e drejtuar nga trajneri italian nuk ka kohë për të vajtuar, sepse sonte i pret një tjetër sfidë e vështirë në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Botëror ”Katar 2022” pasi në ”Elbasan Arena”, nga ora 18:00 do të zbarkojë Hungaria.
Një fitore eventuale ndaj Hungarisë do ta mbante Shqipërinë në luftë për vendin e dytë.
Grupi I kryesohet nga Anglia me 12 pikë, e ndjekur nga Polonia dhe Hungaria me nga shtatë pikë, Shqipëria është në vendin e katërt me gjashtë pikë, pastaj vjen Andora me tri dhe San Marino pas asnjë pikë, në vendin e gjashtë.

Back to top button