“Shqipja” sërish sherr mes Xhaferit dhe VMRO-së

Në mesnatë votohet Qeveria e re

“Kemi hyrë në skenarë për provokime. Talat Xhaferi na drejtohet në gjuhën shqipe vetëm deputetëve të VMRO DPMNE-së, me arsyetimin se shpesh e cilësojmë atë si deputet. Me ligj ende ai nuk mund të përdorë gjuhën shqipe në Kuvend për të drejtuar seancat parlamentare”, tha Ilija Dimovski, VMRO-DPMNE.

“Përderisa unë jam për ju deputet, nuk ka asgjë kontestuese tu drejtohem kështu dhe ashtu si do të silleni me mua, ashtu edhe unë do t’u drejtohem”, u shrpreh Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit.

Kështu nisi mbledhja e Kuvendit në ditën e dytë kur pritet të votohet Qeveria e re e Zoran Zaev, shkruan TV21.TV

Debati ka vijuar mes deputetëve të VMRO-DPMNE dhe LSDM, njëra pale duke shprehur kritika ndaj programit qeveritar të Zaevit, ndërsa tjetër duke u vënë në mbrojtje.

Deputeti I VMRO-DPMNE, Dimitar Stevananxhija theksoi se për here të parë historinë e Kuvendit të Maqedonisë është votuar një pushtet që shkelë Kushtetutën dhe rregulloren.

“78 vjet në këtë ndërtesë nuk është votuar qeveri antireformiste, qeveri sipas dëshirës së huaj, kundër dëshirës së votuesve. Pas 78 viteve që kur është ndërtuar kjo ndërtesë, këto katër mure nuk kanë pritur deputet që vetëprezantohet si kryetar, dhe që nga sekundi i pare ka filluar të shkelë Kushtetutën dhe rregulloren”, tha Dimitar Stevananxhija, VMRO-DPMNE.

Por nuk ka munguar reagimi i deputetit nga radhët e koalicionit të LSDM, Pavle Bogoevski, I cili theksoi se në Maqedoni me vite nuk ka sunduar drejtësia, por ai premtoi se së shpejti do të ndodhë ndryshimi.

“Dua ta shoh Gruevskin në burg, por më shumë dua që gjykata , qeverisjen e tij ta shpallë kriminale. Qeveria e re do të ndërtojë një Maqedoni që nuk do të ketë tanën dhe të juajit, vmro-iste, sorosoide”, tha Pavle Bogoevski, LSDM.

Atmosferës në Kuvend nuk I kanë munguar replikat dhe kundëreplikat, ndërsa deri në mesnatë, sipas rregullores së Kuvendit, pritet të votohet Qeveria e re, për miratimin e së cilës nevojiten 61 nga 120 deputetë. Koalicioni qeverisës përbëhet nga 62 deputetë të LSDM, BDI dhe Aleancës për Shqiptarët./21Media

Back to top button