“Shqiptarët në Luginë të Preshevës janë në gjendjen më të rëndë në hapësirat shqiptare”

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sonte në RTV21 deklaroi se shqiptarët në Luginë të Preshevës janë në gjendjen më të rëndë në hapësirat shqiptare.
Ai në “Argument Plus” tha se shqiptarët në Luginë të Preshevës janë një pakicë në proporcion me 6-7 milionë serbë në Serbi.
Ahmeti shtoi se shqiptarëve atje u duhet një përfaqësim më i etabluar, sepse siç tha ai, ndarja në disa blloqe, sigurisht se i devalvon./21Media

Back to top button