Shqiptarët shpëtojnë nga zjarret 9 emigrantë në Greqi

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi njoftoi se , ekipi shqiptar u ka dhënë emigrantëve ndihmën e parë mjekësore si dhe ushqim.

“Forcat zjarrfikëse dhe ekipi mjekësor shqiptar kanë shpëtuar 9 emigrantë nga Iraku që kishin humbur rrugën, e më pas ishin përballur me rrezikun e flakëve në Aleksandrupoli të Greqisë.

Ekipi shqiptar u ka dhënë emigrantëve ndihmën e parë mjekësore si dhe ushqim. Gjendja shëndetësore e personave paraqitej problematike pasi për shkak të mungesës së ushqimeve dhe ujit të pijshëm, kishin konsumuar ujëra të ndotura.”, shkroi ai në Facebook.

Prej pak ditësh rreth 60 zjarrfikës nga Shqipëria bashkë me mjete te domosdoshme ndodhen ne vendin fqinje per te dhënë nndihmën e tyre ne situatën shume të vështire që Greqia po kalon si pasojë e zjarreve vdekjeprurëse në disa zona./21Media

Back to top button