Shqiptari gjendet i varur në qeli në natën e Vitit të ri
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në burgjet italiane gjatë natës së ndërrimit të motmoteve.
Një shqiptar 29-vjeçar i burgosur me dënim përfundimtar deri më vitin 2023, është vetëvarur.
Lajmin e kanë dhënë Sindikata e punonjësve të burgjeve të Rajonit të Kampanjës e cila ka njoftuar se trupi i 29-vjeçarit shqiptar është gjetur pas kontrollit të mesnatës, duke u gdhirë data 1 janar 2022, shkruan ora news.
Ai u gjet i vetëvarur në hekurat e dritares së qelisë e tentativat për ta rikthyer në jetë nuk patën rezultat. Shqiptari 29-vjeçar ishte i vetëm në qeli.
Kjo ngjarje regjistron dhe rastin e parë të një burgosuri të vetëvrarë në burgjet italiane për vitin 2022./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?