Shqiptari ther me thikë dy persona në Gjermani

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku një shqiptar ka therur me thikë dy persona.
Ai ka therur me thikë shefin e tij dhe një koleg.
33 vjeçari shqiptar, sipas mediave gjermane ka probleme të shëndetit mendor.
Ata shkuan së bashku për të blerë në furrë, pak sekonda më vonë ai nxori një thikë kuzhine – dhe i goditi të dy.
Njëri nga të lënduarit është ende në rrezik për jetën.
“Gjenda e tij është jashtëzakonisht kritike”, ka thënë Stephan Beer.
Policia ka njoftuar se mes tyre s’kishte pasur përleshje paraprake, as edhe një debat.
Gjatë sulmit, ata u goditën disa herë me thikë, në qafë, gjoks dhe shpinë./21Media

Back to top button