ShQK: Gani Durmishaj po paraqitet rrejshëm si kryetar i shoqatës

Memaj reagon ndaj Durmishajt

​Kryetari i Shoqatës së Qumështoreve të Kosovës, Ramadan Memaj, përmes një komunikate ka njoftuar se Gani Durmishaj po vazhdon me manipulimin e mediave dhe opinionit duke u paraqitur rrejshëm si kryetar i Shoqatës së Qumështoreve të Kosovës.

Ai përmes një komunikate ka lutur Durmishajn që të mos manipulojë me mediat dhe opinionin e gjërë dhe se pakënaqësitë e tij t’i shpërfaqë në mënyrë ligjore.

“Së fundmi ai më datën 1 qershor është paraqitur si i tillë në emisionin në njërin nga televizionet. Lusim mediat që të kenë parasysh që shoqata ka kaluar nëpër një proces të gjatë gjyqësor dhe administrativ për të qartësuar pretendimet e zotit Durmishaj dhe përprahësve të tij. Kujtojmë se Ministria e Administratës Publike me një vendim të datës 14.04.2017 kishte shpallë të paligjshëm emërimin e zotit Durmishaj për kryetar të shoqatës. Mosmarrëveshjet në shoqatë kishin lindur për shkak të përdorimit të vajit të palmës nga disa qumështore të papërgjegjëshme, ndërsa shoqata dhe kryetari legjitim i saj Ramadan Memaj kanë ngritur zërin vazhdimisht kundër këtij fenomeni”, bëhet e ditur në komunikatë.

Back to top button