ShSKUK për mjekun e arrestuar: Shkelësit e ligjit s’kanë vend në institucionet publike shëndetësore

(Lajm i përditësuar)

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka reaguar për mjekun që është arrestuar sot për veprën penale “Marrje e ryshfetit”.

Në njoftimin e ShSKUK-së thuhet se shkelësit e ligjit nuk kanë vend në institucionet publike shëndetësore.

“Drejtoria e ShSKUK-së është duke e përcjellë me vëmendje këtë situatë dhe do të ndërmarr të gjitha veprimet ligjore. Shkelësit e ligjit nuk kanë vend në institucionet publike shëndetësore. Ftojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë dhe të raportojnë raste të parregullsive”, thuhet në njoftim.


Ndalohet një mjek i QKUK-së, për marrje ryshfeti

Sot është ndaluar S.D., në cilësinë e mjekut në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”. Kështu ka njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Prokuroria tutje ka njoftuar se në koordinim me Policinë është duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me këtë çështje penale./21Media

Back to top button