ShSKUK po trajton 55 pacientë nga COVID-19

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK)  njofton se 55 pacientë të infektuar me koronavirus janë duke u trajtuar në spitalet e përgjithshme dhe klinikat me COVID-19.
Sipas njoftimit nga këta 20 prej tyre janë me oksigjenoterapi dhe pesë janë kujdes intensiv mjekësor. Në Klinikën Infektive janë 9 pacientë, ndërsa në Klinikën e Pomologjisë janë 21 pacientë.
Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 9 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 21 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient
Spital i Pejës, 3 pacientë
Spitali i Gjakovës, 9 pacientë
Spitali i Gjilanit, 2 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 7 pacientë
Spitali i Ferizajt, 3 pacientë.
Në total numri i rasteve aktive është 427./21Media

Back to top button