Si funksionojnë armët që përdoren në filma?

Javën e kaluar, Drejtorja e fotografisë Halyna Hutchins vdiq pasi u qëllua me armë zjarri nga aktori Alec Baldwin.
Regjisori Joel Souz,  po ashtu u plagos, por ai pas trajtimit të marrë u lirua nga spitali.
Ende nuk është e qartë së çfarë saktësisht ndodhi.
Armët që përdoren në filma!
Ky incident tragjik tronditi të gjithë dhe pas kësaj u vë në pikëpyetje se çfarë armë përdoren në xhirime të filmave, si duhet të mbahen, çfarë plumba përdoren dhe si duhet të përdoren në mënyrë të sigurtë, për t’i mënjanuar incidentet.
Por, a është hera e parë që ka ndodhur diçka e tillë?
Fatkeqësisht jo. Në vitin 1984, vdiq aktori 26 vjeç Jon-Erik Hexum, pasi qëlloi vetën gjatë xhirimit të serisë televizive “Cover Up”.
Në vitin 1993, aktori Brandon Lee vdiq gjatë xhirimeve të “The Crow”
Në vitin 2017, Johann Ofner vdiq gjatë xhirimeve të Bliss’n’Eso in Brisbane.
Sa i përket armës së përdorur në “Rust” nga Alec Baldwin, policia ende po heton rastin dhe nuk ka dhënë detaje më të hollësishme në lidhje me incidentin tragjik.
Në të zakonshmën një mjeshtër i armëve ose i armatimit mbikëqyr të gjitha armët që përdoren në prodhimet filmike apo televizive. Këtu mund të përfshihet gjithçka, nga zgjedhja e armëve të duhura për periudha të caktuara historike, deri te kujdesi për armët gjatë xhirimeve dhe sigurimi që ato do të përdoren në mënyrë të sigurt dhe të duhur nga aktorët./21Media

Back to top button