Shtatë aksidente trafiku në 24 orët e fundit
Në 24 orët e fundit, janë raportuar shtatë aksidente trafiku.
Një automjet transportues (kamion) dhe një motoçikletë, me drejtues meshkuj kosovar janë përfshirë në aksident trafiku në Gjilan.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës i cili pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar.
Në Verban të Vitisë ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave, me drejtues meshkuj kosovar.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e veturave të cilët pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar.
Në rrugën Raif Halimi në Gjilan ka ndodhur aksident trafiku në mes një motoçiklete me drejtues të dyshuarin deri më tani të pa njohur (i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes) dhe këmbësores.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja e cila është duke u trajtuar në spital.
Në Carralevë të Shtimes, tri vetura me targa vendore me drejtues meshkuj kosovar, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e veturave.
Njëri nga të lënduarit pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar, kurse i lënduari i dytë ka vazhduar tretmanin mjekësor, ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh.
Në Kojush të Prizrenit ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime ku të përfshirë kanë qenë dy automjete civile me targa vendore dhe me drejtues meshkuj kosovar.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar njëri prej drejtuesve te automjeteve të cilit i është dhënë ndihmë mjekësore dhe është liruar.
Në Mitrovisë, një veturë dhe një motoçikletë me drejtues meshkuj kosovar janë përfshirë në aksident trafiku.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës i cili pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar.
Në Leposaviq është raportuar për aksident trafiku ku e involvuar ka qenë një veturë me targa të huaja me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar.
Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur pasi që i dyshuari ka humbur kontrollin në veturë dhe është përplasur në mbrojtëset e rrugës.
Si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar drejtuesi dhe pasagjeri meshkuj kosovar, të cilët pas marrjes së trajtimit mjekësor janë liruar për në shtëpi./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?