Britney Spears humbet fëmijën që priste

Këngëtarja, Britney Spears ka njoftuar se ka pësuar një abort, një muaj pasi zbuloi se ishte shtatzënë.
Spears u tha ndjekësve të saj në Instagram se ajo e kishte humbur fëmijën mrekullibërës.
”Me pikëllimin më të thellë duhet të njoftojmë se kemi humbur fëmijën tonë mrekullibërës herët në shtatzëni”, shkroi ajo në një postim të shtunën.
Këngëtarja shtoi se kjo është një kohë shkatërruese për çdo prind.
“Ndoshta duhet të prisnim të njoftonim derisa të shkonim më tej, megjithatë, ishim tepër të emocionuar për të ndarë lajmin e mirë. Dashuria jonë për njëri-tjetrin është forca jonë. Ne do të vazhdojmë të përpiqemi të zgjerojmë familjen tonë të bukur”, ka shkruar tutje ajo.
Spears e kishte zbuluar se është shtatzënë pasi fitoi kujdestarinë dhe duke njoftuar për shtatzëninë e saj në prill, ajo tha se ndoshta do të ishte “e vështirë” pasi ajo kishte përjetuar më parë depresionin perinatal, (termi mjekësor për depresionin që ndodh në çdo kohë midis shtatzënisë deri në rreth një vit pas lindjes)./21Media

Back to top button