Shtatë persona të vdekur nga bora në Alpe

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë disa njerëz të zhdukur

Së paku shtatë persona kanë vdekur në Alpe gjatë kësaj fundjave nga bora. Skiatorët në Austri, Gjermani dhe Itali po përballen me një rrezik të lartë ortekesh.

Dy ortekët e ndara mbytën dy skiatorë gjermanë në malet “Vorarlberg” të Austrisë. Një skiator i tretë vdiq në rrethin e Pongau, pranë Salzburgut.

Në Bavari, një skiator vdiq kur një pemë u rrëzua pranë Bad Tölz. Një ortek tjetër mbyti një grua të re në malet Teisenberg të Bavarisë.

Dy alpinistë të tjerë vdiqën në Alpet italiane. Një ekip i shpëtimit malor gjeti trupat e tyre në zonën e Mt Cristalliera prej 2.800m në veri të Alpeve të Torinos, transmeton rtv21.tv.

Raportohet se ekipet e shpëtimit po kërkojnë disa njerëz të zhdukur në Alpe.

Niveli i dytë paralajmërues më i lartë i ortekëve është tani në fuqi në të gjithë Tirolin austriak dhe në shumicën e Alpeve Bavareze.

Skiatorët janë paralajmëruar që t’i shmangën skijimit jashtë pistave dhe shumë rrugë malore janë mbyllur për shkak të rrezikut të ortekëve./21Media

Back to top button