Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Shtatë raste të dhunës në familje kanë ndodhur në Kosovë brenda 24 orëve.
Policia ka bërë të ditur se dy raste kanë ndodhur në Prishtinë, dy në Pejë, një në Lipjan, një në Obiliq dhe një në Deçan.
Në Prishtinë është arrestuar një burrë pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës grua. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti tjetër në Prishtinë viktima grua ka raportuar se pas një konflikti është sulmuar fizikisht nga i një burrë. Me urdhër të prokurorit është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit me ç’rast janë gjetur dhe janë sekuestruar dy armë, për të cilat i dyshuari kishte leje për armëmbajtje. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
Ndërsa në njërin rast në Pejë është arrestuar një burrë, pasi që dyshohet se i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës grua. I dyshuari dhe viktima janë intervistuar, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti tjetër në Pejë, viktima grua ka njoftuar se i dyshuari burrë, në gjendje të dehur i ka goditur dyert e shtëpisë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Një tjetër rast i “Dhunës në familje” ka ndodhur në Lipjan ku është arrestuar një burrë, pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj një gruaje. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Në Obiliq është arrestuar një burrë, pasi që i njëjti dyshohet se e ka sulmuar viktimën grua. Me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt
Dhe në Deçan viktima burrë ka njoftuar se i dyshuari burrë ka tentuar ta godasë me një mjet të mprehtë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Në 6 raste viktima kanë qenë gratë ndërsa në Deçan viktimë ka qenë një burrë.
Policia rastet i ka cilësuar “Dhunë në familje”./21Media