Shtatë raste të reja me koronavirus në Kosovë

 
Shtatë raste të reja me koronavirus janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
“Nga 2.202 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 2 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.536”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Në njoftim thuhet se në total numri i rasteve aktive është 103./21Media

Back to top button