Shtatë të arrestuarit për korrupsion sot dalin para gjykatës

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë personave të arrestuar, të dyshuar për përfshirje në vepra penale të korrupsionit.
Seanca dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit do të mbahet sot, më 20 dhjetor, në ora 12:00.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
Kujtojmë se të dyshuarit janë arrestuar të enjten, ku të njëjtët sipas Prokurorisë Speciale janë kapur gjatë shkëmbit të parave.