Shtatë të vdekur dhe 92 raste të reja me Covid-19 në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës informoi se 7 persona të prekur me Covid-19 kane vdekur në 24 orët e fundit, ndërsa, janë konfirmuar edhe 92 raste të reja.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 115 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.546 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.010.”, informoi IKSHPK.
Rastet pozitive sipas Institutit janë nga: komuna Prishtinë 39 raste, komuna Prizren 10 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Gjilan, Han i Elezit, Kamenicë, Lipjan, Obiliq, Pejë, Shtime, Skenderaj, Suharekë dhe Viti.
Numri total i rasteve pozitive është 14.119 raste nga 54.011 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 563 raste të vdekjes./21Media