Shtatë të vdekur pasi një autobombë shpërtheu në një treg në Siri

Të paktën shtatë persona janë vrarë në një shpërthim me makinë bombë që synonte një treg të frekuentuar në Sirinë veriore.

Disa të tjerë u plagosën në sulmin në qytetin Azaz në provincën Aleppo, pranë kufirit turk.

Është e paqartë se kush e kreu sulmin në qytetin që drejtohet nga milicitë proturke që luftojnë presidentin sirian Bashar al-Assad.

Forcat turke dhe përfaqësuesit e tyre kontrollojnë zona të mëdha të Sirisë përgjatë kufirit që ndajnë të dy vendet.

Kur shpërtheu bomba, tregu ishte i zënë me blerësit që blinin rroba të reja për fëmijët e tyre përpara festës së Fitër Bajramit, që shënon fundin e muajit të agjërimit islamik të Ramazanit.

Helmetat e bardha, një grup vullnetar shpëtimi që operon në Siri, tha se dy fëmijë ishin në mesin e të vdekurve.

Pamjet e pasojave treguan trupa të shtrirë në tokë, ndërtesa të dëmtuara dhe mbetje të një makine në flakë.

Asnjë grup nuk e ka pranuar kryerjen e sulmit.

Azaz është shtëpia e Qeverisë së Përkohshme Siriane, një grup opozitar që pretendon të jetë autoriteti legjitim i vendit.

Qyteti është përshkruar nga analistët si strategjikisht i rëndësishëm në kontekstin e luftës civile për shkak të afërsisë me kufirin turk dhe vlerës si një rrugë furnizimi.

Bombat që synojnë zonat e mbushura me njerëz civilë nuk janë të rralla në rajonin kufitar veriperëndimor të Sirisë, duke përfshirë Azaz.

Në vitin 2017, më shumë se 40 njerëz u vranë kur një makinë bombë shpërtheu jashtë gjykatës së qytetit./21Media

Back to top button