Kërkoi ndihmë brenda pishinës, vdiq një person në Istog

Një person ka vdekur në Banjë të Istogut të shtunën.

Policia ka njoftuar të dielën se viktima kishte kërkuar ndihmë derisa ishte në pishinë dhe fillimisht është ndihmuar nga shpëtimtari i pishinës.

Më pas është dërguar për në Spitalin e Pejës, por nga atje është konstatuar vdekja e tij.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./21Media

Back to top button