Shtatë viktima nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

 
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se për 24 orë, nga realizimi i 3 mijë e 449 testimeve në Maqedoninë e Veriut, pozitivë në Covid-19 kanë rezultuar 269 persona.
Në po të njëjtën periudhë janë shëruar 353 pacientë, ndërkaq, jetën nga koronavirusi e kanë humbur 7 pacientë.
Në mënyrë shtesë, në Regjistrin për persona që kanë vdekur nga Covid-19 janë regjistruar edhe 8 viktima shtesë, të cilët kanë ndërruar jetë gjatë periudhës prej 29.11 – 19.12.2021.
Deri tani në Maqedoninë e Veriut janë bërë gjithsej 1.562.088 testime për Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar në Maqedoni nga fillimi i epidemisë arrin në 222.333, numri i të shëruarve është 209.291, i të vdekurve 7.868, kurse numri i rasteve aktive është 5.174./21Media

Back to top button