Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

 
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës(IHMK) ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes./21Media

Back to top button