​Shtatë vota me kusht në Leposaviq, pesë prej tyre nga komisionerët

Shtatë vota me kusht janë regjistruar në qendrën kryesore të votimit në Leposaviq. Pesë prej tyre kanë qenë komisionerë, ndërkaq dy të tjerë të cilët kanë ardhur për të votuar në objektin komunal.

Në këtë objekt komunal janë tri qendra votimi me gjithsej gjashtë vendvotime.

Numri i qytetarëve në Leposaviq me të drejte vote është mbi 13 mijë, në tetë qendra votimi.

Partia më e madhe e serbëve në Kosovë “Lista Serbe” e cila mbeshtetet nga Beogradi, ka ftuar për bojkot të këtyre zgjedhje.

Për shkarkim të kryetarëve duhet të ketë së paku 50 për qind plus një votues me të drejte vote, në secilën nga katër komunat në veri të Kosovës.

Ky votim në katër komunat veriore organizohet bazuar në udhëzimin administrativ të hartuar nga Qeveria, pas presionit të bashkësisë ndërkombëtare për shpalljen e zgjedhjeve të reja në komunat në veri.

Back to top button