“Shtatori i 2020 s’duhet të mbetet momenti i vetëm”, Hoti: Kosova duhet të kthehet në Shtëpinë e Bardhë

Ish kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se Kosova duhet sa më parë të kthehet në Shtëpinë e Bardhë, që është e vetmja derë ku duhet trokitur për të siguruar njohje e anëtarësime të reja, për projekte madhore infrastrukturore e energjetike, për anëtarësim në NATO e në organizata të tjera, dhe për të marrë garancitë për siguri kombëtare.

“Shtatori i vitit 2020 nuk duhet të mbetet momenti i vetëm kur Kosova u nderua dhe u respektua nga Shtëpia e Bardhë. Qeveria e ardhshme e Kosovës duhet të jetë qartë proamerikane, profesionale e me program të qartë, e mbi të gjitha e guximshme për të marrë vendime të mëdha që e nxjerrin vendin nga bataku ku është futur vitet e funditnga Qeveria e Kosovës”,  ka shkruar Hoti në Facebook./21Media

Show More
Back to top button