Shtegu Lëpushë-Theth, mrekulli mes maleve shqiptare

Shtegu Lëpushë-Theth, i cilësuar si magjia e alpeve shqiptare është kthyer në një ndër destinacionet më të preferuara të turistëve. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Mirela Kumbaro ndau sot pamje nga kalimi i turistëve në këtë shteg, që janë të pasionuar pas alpinizimit.
Ajo shprehet se ecja në shtigjet e shënjuara brenda zonave të mbrojtura është bërë prej sporteve më të dashura të natyrës dhe po aq promovuese të këtyre territoreve.
Turizmi Malor është një alternativë e shkëlqyer për të pasionuarit pas alpinizimit.
“Pamjet që vijnë prej kalimit Lëpushë-Theth nga Qafa e Pejës, ku ecja në shtigjet e shënjuara brenda zonave të mbrojtura është bërë prej sporteve më të dashura të natyrës dhe po aq promovuese të këtyre territoreve”, ka shkruar Kumbaro në Facebook.

Back to top button