Shtëpia e Bardhë: Stafi i Chernobylit po mbahet peng

Sekretarja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki ka njoftuar se ushtarët rusë po mbajnë peng stafin e zonës bërthamore të Ukrainës.

“Ne jemi të indinjuar nga raportet e besueshme se ushtarët rusë aktualisht po mbajnë peng stafin e objekteve të Chernobylit” ka thënë ajo.

Ajo ka shtuar se kjo situatë është alarmante dhe jashtëzakonisht shqetësuese, transmeton rtv21.tv

“Kjo pengmarrje e paligjshme dhe e rrezikshme, e cila mund të prishë përpjekjet rutinë të shërbimit civil të kërkuara për të mirëmbajtur dhe mbrojtur objektet e mbetjeve bërthamore, është padyshim tepër alarmante dhe jashtëzakonisht shqetësuese. Ne e dënojmë dhe kërkojmë lirimin e tyre”, ka thënë ajo./21Media

Back to top button