Shtetasi i huaj u gjet i vdekur në Vërmicë, Policia e cilëson rastin si “Vrasje e rëndë”

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e një shtetasi të huaj në Vërmicë të Prizrenit.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka njoftuar se dje gjatë patrullimit ka hasur në një trup të pajetë dhe afër viktimes ka gjetur një armë me gjashtë fishekë, gëzhoja dhe një telefon. Trupi i viktimës është dërguar në obduksion.
Policia e Kosovës rastin e ka cilësuar si “Vrasje e rëndë”
Para gjetjes së trupit të vdekur policia kishte hasur tek një person i plagosur me armë zjarri dhe pastaj ekipet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes.
 “Raportohet se në fshatin Vërmicë është hasur viktima mashkull shtetas i huaj, i cili kishte lëndime trupore. Njësitë relevante policore dhe një ekipe e ndihmës së shpejtë kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku mjeku përgjegjës ka konstatuar se viktima ka plagë nga arma e zjarrit dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit. Policia gjatë patrullimit kanë hasur në një trup të pajetë (mashkull) ku në afërsi është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gjashtë copë fishekë, disa gëzhoja dhe një telefon. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti në procedurë hetimore”, ka njoftuar Policia e Kosovës./21Media

Back to top button