Shtetasi i Shqipërisë kapet me 3 kg drogë nga policia e Gjakovës
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Perëndimi-Gjakovë, mbrëmë, rreth orës 18:20, përmes rrugëve operative ka pranuar informacione për lëvizje të dyshimta të një veture në fshatin Botushē, në brezin kufitar me Shqipërinë. Lidhur me informacionin janë aktivizuar patrullat ku edhe kanë ndaluar automjetin VW Pasat me targa te huaja.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se gjatë kontrollit të automjetit nga zyrtarët policorë, në bagazhin e automjetit kanë vërejtur një çantë brenda së cilës kishte dy qese najloni të mbushura me substancë narkotike dyshohet të jetë e llojit marihuanë.
Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari E.T., (1986) shtetas i Shqipërisë, dhe janë sekuestruar automjeti e sasia e substancës në sasi 3 kg e 100 gram. Rasti është iniciuar “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, ndërsa me urdhër të prokurorit të lëndës i dyshuari është ndaluar për 48 orë./21Media