Shtetasi serb ia mësynë kufirit me test të dikujt tjetër

 
Një shtetas serb dje rreth orës 13:25 është arrestuar në pikën kufitare Dheu i Bardhë.
Policia njofton se gjatë kontrollit të dokumentacionit, i dyshuari në telefonin e tij ka prezantuar testin për Covid, me të dhënat personale të njëjta me dokumentet personale të tij, por pas skanimit të QR kodit ka rezultuar se ai dokument i përket një personi tjetër.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit  me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media 

Back to top button