Shtetasi serb merr peng autobusin në Gjermani

Dy persona u plagosën gjatë një incidenti në një autobus i cili po udhëtonte nga Gjermania në Serbi.
Policia konfirmoi se në mbrëmjen e 21 shtatorit një shtetas serb, 30 vjeçar dyshohet se ka marrë peng autobusin.
Sipas policisë 30 vjeçari serb tani më i arrestuar, kishte armë me vete dhe se i kishte kërcënuar pasagjerët e tjerë se do t’i vriste të gjithë.
Shoferët e autobusit përkohësisht kishin ndalur sulmuesin, ndërsa ishin liruar pasagjerët.
Ndërsa më pas në autobus kishin mbetur vetëm i dyshuari dhe tre shoferët.
Ishte vendosur një ekip i Policisë për të negociuar dhe autostrada ishte mbyll në dy drejtimet.
Pas negociatave ishin liruar edhe tre shoferët, ndërsa i dyshuari ishte arrestuar nga pa rezistencë./21Media

Back to top button