7 viktima nga Covid-19 në Shqipëri, 820 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë së Shqipëri njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 5544 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 820 qytetarë, në këto bashki:
386 raste në Tiranë, 56 në Vlorë, 45 në Shkodër, 42 në Krujë, 25 në Durrës, 21 në Elbasan, 20 në Berat, 17 në Kamëz, 16 në Kurbin, 14 në Kukës, nga 12 raste në Lezhë, Kavajë, Sarandë, Gjirokastër, 10 në Lushnje, 9 në Malësi e Madhe, nga 8 raste në Fier, Korçë, Pogradec, Dimal, nga 6 raste në Gramsh, Vorë, nga 5 raste në Has, Tropojë, Dibër, nga 4 raste në Peqin, Delvinë, Mallakastër, Shijak, nga 3 raste në Këlcyrë, Devoll, nga 2 raste në Skrapar, Kuçovë, Maliq, Tepelenë, Përmet, Libohovë, Selenicë, Divjakë, Klos, Rrogozhinë, Mirditë, Pukë, nga 1 rast në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Bulqizë, Himarë, Poliçan, Librazhd.
Janë 12,483 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 223 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 7 qytetarë: 2 qytetarë nga Elbasani të moshave 81-83 vjeç, 1 qytetare 54 vjeçe nga Lezha, 1 qyterar 57 vjeç nga Shkodra, 1 qytetare 62, vjeçe nga Tirana, 1 qytetar 71 vjeç nga Berati, 1 qytetare 75 vjeçe nga Gjirokastra. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 1075 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 150,012 që nga fillimi i epidemisë./oranews

Back to top button