Shtetasja gjermane thotë se një burrë ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj

Një shtetase e Gjermanisë ka raportuar se i dyshuari kosovar, në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Rasti i cilësuar si “dhunë në familje” ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:30, në Gjakovë.

Sipas raportit ditor të Policisë, viktima për shkak të lëndimeve ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin./21Media

Back to top button