Shtetet e G7 do t’i ndalojnë importet e arit rus

Britania e Madhe, SHBA-ja, Kanadaja dhe Japonia do të ndalojnë importet e arit rus në tentim për të goditur aftësinë e Moskës që ta financojë luftën në Ukrainë.
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka thënë se kjo lëvizje do ta godasë në zemër makinerinë e luftës së presidentit rus Vladimir Putin.

Shtetet e G7 janë takuar të dielën në Gjermani, transmeton rtv21.tv
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka thënë se edhe shtetet tjera të G7, si Gjermania, Franca e Italia, do t’i bashkohen kësaj ndalese./21Media
Back to top button