Shtetet e Quint-it kërkojnë zbatimin e vendimit të Kushtetueses lidhur me kontestin pronësor në Deçan

 

Ambasadorët apo të ngarkuarit me punë të vendeve të QUINT-it – Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe SHBA-së, së bashku me përfaqësues nga BE, KFOR, dhe OSBE, vizituan sot rajonin e Deçanit në kërkim të fakteve lidhur me kontestin pronësor.

Ata gjatë kësaj vizite u takuan ndaras me kryetarin e komunës Bashkim Ramosaj dhe Atin Sava Janjiq të Manastirit të Deçanit.

Vendet e QUINT-it me këtë rast u bëjnë thirrje palëve që në përpikëri t’i përmbahen ligjeve të Kosovës, në veçanti ligjit të vitit 2008 për Zonat e Mbrojtura Speciale, dhe të ngritin çdo shqetësim te mbetur brenda kornizave të Këshillit Monitorues për Implementim, para se të ndërmarrin ndonjë veprim.

Për më tepër, vendet e QUINT-it nxisin autoritetet e Kosovës që të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të datës 19 maj 2016, lidhur me kontestin pronësor në Deçan dhe kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që në mënyrë ekspeditive të zgjidhë çështjen e punimeve rrugore.

“Të enjten, më 27 gusht 2020, ambasadorët apo të ngarkuarit me punë të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, së bashku me përfaqësues nga BE, KFOR, dhe OSBE, vizituan rajonin e Deçanit në kërkim të fakteve. Ata u takuan ndaras me kryetarin e komunës Bashkim Ramosaj dhe Atin Sava Janjic të Manastirit të Deçanit. U bëjmë thirrje palëve që në përpikëri t’i përmbahen ligjeve të Kosovës, në veçanti ligjit të vitit 2008 për Zonat e Mbrojtura Speciale, dhe të ngritin çdo shqetësim te mbetur brenda kornizave të Këshillit Monitorues për Implementim (KMI), para se të ndërmarrin ndonjë veprim. Për më tepër, i nxisim autoritetet e Kosovës që të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të datës 19 maj 2016, lidhur me kontestin pronësor në Deçan. Dhe në fund, kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që në mënyrë ekspeditive të zgjidhë çështjen e punimeve rrugore në përputhje me këto që u përmendën më lart. Ndryshe, Gjykata Kushtetuese e Kosovës në vitin 2016 ka vendosur në favor të Manastirit të Deçanit, duke konstatuar se ka pasur shkelje të Kushtetutës, Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në dëm të Manastirit. Kushtetuesja ka konstatuar se dy vendimet e Kolegjit të Ankesave të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, janë të pavlefshme. Kësisoj, Gjykata Kushtetuese e ka cilësuar kundërkushtetues vendimin e Dhomës së Posaçme e Gjykatës Supreme që kishte vendosur se 26 hektarë tokë i takonin ndërmarrjeve shoqërore Apiko dhe Iliria”, deklarata e plotë.

Back to top button