Shtime, arrestohet 33 vjeçari i dyshuar për 7 vjedhje

Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona në Rashincë të Shtimes, pasi te të njëjtit janë gjetur e konfiskuar një pushkë e gjuetisë pa leje, 17 fishkë me një rrethatore, 3 bateri ndriçuese dore, 1 bateri ndriçuese e kokës, 2 palë doreza dhe një shumë e parave.
Sipas njoftimit, sot, rreth orës 02:17 të mëngjesit, derisa patrulla policisë e stacionit në Shtime po patrullonte në fshatin Rashincë të Shtimes, ka ndaluar automjetin BMW me targa vendore me drejtues E.Z ( M/K) i moshës 29 vjeçar dhe pasagjeri S.Q (M/K) i moshës 33 vjeçar.
Dy personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pasi janë intervistuar nga policët hetues, pas verifikimit të tyre, me vendim të pokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, pasagjeri S.Q është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për 7 raste të vjedhjeve, ndërsa drejtuesi i automjetit E.Z është liruar.
Rasti është cilësuar, “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve” për procedura të mëtejme hetimore./21Media

Back to top button