Shtimja do të bëhet me Qendër Kryesore të Mjekësisë Familjare

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe kryetari i komunës së Shtimes, Qemajl Aliu sot nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit për ndërtimin e objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Vlera e këtij projekti, siç informoi ministria, është 1 milion e 250 mijë euro dhe do të financohet nga Ministria e Shëndetësisë.

“Ky projekt është në përputhje me politikat e Ministrisë së Shëndetësisë për zhvillimin dhe përmirësimin e infrastrukturës se infrastrukturës së kujdesit shëndetësor. Përmes këtij investimi do të arrihet, përmirësimin i cilësisë në shërbimet shëndetësore, përmirësimin e kushteve për personelin shëndetësor si dhe rritja e performancës së shërbimeve në Kujdesin Parësor Shëndetësor.”, u bë e ditur në komunikatë.

Afati i realizimit të projektit sipas këtij memorandumi, është paraparë të arrihet deri në vitin 2025.

Back to top button