​Shtimja e kënaqur me buxhetin e ndarë nga Qeveria

Ndarja buxhetore e Qeverisë për komunat e Kosovës në vitin 2024, ka nxitur reagim nga drejtuesit e komunave të pozitës dhe opozitës. Ndërsa, komuna e Shtimes me kryetarin Qemajl Aliu nga Lëvizja Vetëvendosje kanë vlerësuar se nuk kanë asnjë pa kënaqësi për ndarjen buxhetore. Sipas, kryetarit Aliu, buxheti është ndarë në mënyrë të barabartë për të gjitha komunat dhe se opozita në mungesë të kauzave po merret me buxhetin e Shtimes.

Aliu tha se si komunë kanë përkrahje të plotë nga qeverisja qendrore, pasi kanë pas nevojë për shkak se kjo komunë ka mbetur mbrapa në krahasim me komunat e tjera.

“Kam parë që është bërë edhe lajm kjo ndarja buxhetore dhe nuk është se më vjen shumë mirë që të tjerët po merren e buxhetet e të tjerëve. Ju e dini që Qeveria e Kosovës vetëm këtë vit për komunat buxhetin e ka rritur me 240 milionë euro, është e mjaftueshme për secilën komunë që buxheti që është dhënë me këtë rritje të kryhen punët mirë për secilën komunë dhe qytetarët e Kosovës. Si po duket në mungesë të agjendave tjera tash kur opozita mbetet pa kauzë merret edhe me buxhetin e Shtimes…Komuna e Shtimes është ndër komunat më të varfëra në Kosovë, kjo si pasojë e një qeverisje që të kaluara që nuk e ka pas në fokus zhvillimin dhe përparimin e komunës tonë dhe tash më në fund është një qeverisje lokale por që e ka edhe mirëkuptimin e qeverisjes qendrore, për të bërë pak më shumë për Shtimen por jo për diskriminim pozitiv por thjeshtë për barazi sepse në raport me komunat tjera ne jemi mbrapa”, u shpreh Aliu.

Aliu tha se qeverisja paraprake e Shtimes, e udhëhequr nga Partia Demokratike e Kosovës, nuk kanë arritur të realizojë asgjë për komunën, dhe se sot po kujdesen për të penguar zhvillimin e saj.

“Ka kujdestarë të tillë, sidomos deputetët të PDK-së që mirë që e kanë lënë për 20 vite në këtë situatë të pazhvilluar Shtimen, tash kujdesen për të penguar, atëherë kur dikush dëshiron me zhvilluar. Kjo më duket aspak korrekte dhe aspak humane njerëzore, mirëpo qytetarët e Shtimes le të shohin se cilin për veprimin tyre”, shtoi Aliu.

Kryetari i Shtimes, Aliu shtoi se Komuna e Shtimes ka shumë kërkesa dhe nevoja të paplotësuara dhe se buxheti i ndarë për të është minor, por se janë rrugës për të zgjidhur problemet e kësaj komune.

“Për gjendjen në të cilën komuna e Shtimes për nevojat edhe kërkesat që ka ky buxhet është minor dhe i pamjaftueshëm por jemi rrugës të mbarë për të zgjidhur çështje dhe shumë probleme , nuk dua me dal përtej komunë së Shtimes ne jemi të fokusuar por këta kritikoj po nisen nga premisat e tyre sepse këtë standard ata e kanë përdorur jo zyrtarisht kolegët e mi kryetarë e kanë pranuar në tavolina ku takohemi që aq shumë u dhanë qeveritë e kaluara sa që ju kanë shpenzuar rrugët dhe nuk kanë pasur çka me asfaltuar, kjo nuk po ndodhë në qeverinë Kurti edhe pse po tentohet me u etiketuar si e tillë. … Ka komuna që edhe autostrada kanë shtruar në mes qytete me katër korsi, ndërsa në Komunën e Shtimes ka akoma rrugica ku qytetarët ecin në baltë kjo është pabarazi dhe në emër të kësaj pabarazie normal që kemi mirëkuptimin nga qeveritë edhe të ministrive që të ketë më shumë për Shtimen që së paku të jemi të pabarabartë me komunat përreth me Lipjanin, Suharekë dhe Ferizajn”, tha Aliu./kp

Back to top button