Tollovitë nga ndryshimi i linjave të trafikut urban

Ndryshimi i linjave të autobusëve të trafikut urban, i cili ndodhi para 2 muajve, ende po shkakton tollovi. Qytetarë të shumtë ankohen se ky ndryshime ka vështirësuar qarkullimin e tyre.

“Nuk është mirë se shumë ma vështirë e kanë ba sesa që është kanë, kishe me u liru, po hala s’u liru, i njëjti kallabllak, dhe i njëjti tollovi”, tha një qytetar.

“Ky është gabim, se shumë njerëz janë t’u prit atje, tash janë zvogëlu, 3shi psh 4shi i zë ma pak, tash 1 shi, shumë veta kane prit, i kanë shty njerëzit me prit.. gabim…”, tha një tjetër qytetar.

“Po normal që shumë, është e parapame edhe me paralajmëru”, tha një qytetare.

Në drejtorinë e operativës së trafikut urban, thonë se ndryshimi i linjave të autobusëve ndodhi për shkak të mbylljes se rrugës “Xhorxh Bush”.

“Ndyshimet po ndodhin, për shkak, njëri prej arsyejeve ka qenë edhe mbyllja e rrugës Xhorxh Bush, që faktikisht ajo më nuk do të kthehet, në qarkullim… ndryshimet të cilat kanë ndodhë janë linja 1, Fushë Kosovë Prishtinë, e cila nuk e frekuenton qendrën…tjetri ndryshim është shty linja 3C për me iu dhënë shërbim qytetarëve edhe në rrugën C”, tha për RTV21 Mentor Isufi, drejtor i operativës në trafik urban.

Muhamed Krasniqi, njohës i komunikacionit, tha se ndryshimi i linjave të transportit urban, duhet të bëhet vetëm në bazë të nevojave të trafikut.

“Sigurisht që ndryshimi i linjave të trafikut urban, në kryeqytet i ka parapri ndonjë hulumtim dhe mbi bazën e atij hulumtimi pastaj janë dizajnuar linjat”, tha ai.

Drejtori i operativës në trafik urban, Mentor Isufi, premtoi digjitalizimin e informacionit në çdo stacion të trafikut urban.

“Njoftime ka pas, kurse sa i përket nëpër stacione, nuk kanë mund me i vendos ,për shkak se janë në ri-strukturim, dhe vendosjes së printorëve, siç i quajmë ne të reja, dhe aty do vendosën dhe do të jetë edhe digjitalizimi, të cilën në bashkëpunim me komunën, nuk do të shkojë larg dhe do të funksionalizojmë digjitalizimin ku do të jetë, edhe minutat e sakta, kur mbërrin një autobus, dhe çdo njoftim do të jetë aty”, tha Isufi./21Media

Back to top button