Shtohen pritjet në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë

Në pikat kufitare në dalje të Kosovës këtë të diel kanë filluar kolonat.
Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka bërë të ditur se pritjet më të mëdha këtë mëngjes janë në Merdare deri në dy orë e gjysmë, ndërsa pritjet në hyrje janë deri në pesë minuta.
Pritje ka edhe tek Dheu i Bardhë, pritjet për të dalë nga Kosova përmes kësaj pike janë 2 orëshe, e në Mutivodë deri në një orë.
Deri në 10 minuta pritje ka në Jarinjë dhe Bërnjak./21Media

Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?