Shtohet një linjë ajrore në Aeroportin e Prishtinës

 
Është shtuar një linjë ajrore në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.
Linja e re Zagreb -Prishtinë -Zagreb, do të fillojë nga 13 dhjetori, çdo tё hёnё, mёrkure dhe tё shtune.
“Njё ndёr linjat mё tё reja qё ёshtё shtuar tani ёshtё edhe ajo e Zagrebit, qe do tё filloj nga data 13 Dhjetor 2021 çdo tё Hёnё, tё Mёrkure dhe tё Shtune me nisje nga Zagrebi pёr nё Prishtinё nё ora 12:15 dhe nga Prishtina nё Zagreb nga ora 14:10. Operatoret ajror Fly Reiseburo Prishtina, Air Munich dhe Mysky, tash mё, kanё publikuar kёto fluturime nё sistemet e tyre pёr shitjen e biletave. Kёto fluturime do tё operohen nga kompanitё ajrore Croatia Airlines, Trade Air dhe My Wings”, kanë njoftuar nga Aeroporti i Prishtinës./21Media

Back to top button